Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qeveritë europiane se lehtësimi i kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit në mënyrë të shpejtë mund të sjellë rritje të tjera të rasteve siç po ndodh aktualisht në Indi.
Hans Kluge, kreu i rajonit të Europës në OBSH është shprehur sot se relaksimi i masave shtrënguese në momentin kur ka variante më ngjitëse dhe shpërndarja ende e ulët e vaksinave mund të sjellë “një stuhi rastesh në çdo vend..”
“Situata në Indi mund të ndodhë kudo,” tha ai.
Deklaratat e Kluge vijnë në një moment kur shumë liderë evropianë kanë njoftuar këtë javë planet për të filluar heqjen graduale të kufizime anti-covid në prag të verës pavarësisht numrave.
Ai tha se ndërsa rastet e reja në rajon kanë rënë ndjeshëm, javën e kaluar për herë të parë në dy muaj nivelet e infektimeve në të gjithë rajonin “mbeten jashtëzakonisht të larta”.
Gati gjysma e të gjitha rasteve në rajon që nga janari i kaluar janë regjistruar në katër muajt e parë të këtij viti, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje