Politike

ODIHR, Glover: Situata e qetë, probleme me pajisjet identifikuese

Shefja e vëzhguesve të OSBE-ODHIR, Audrey Glover, tha se deri në orën 11.30 të mengjesit procesi ka shkuar i qetë, porse e vetmja problematike lidhet me identifikimin elektronik.

“Situata deri tani është e qetë ndoshta edhe për shkak të motit. Procedurat e djeshme për shpërndarjen e materiale janë pjesë e raportit tonë që do të publikohet të hënën. Zgjedhjet nuk mund të krahasohen.

Të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme kryesisht për votuesit sepse ato tregojnë se kë duan votuesit që t’i përfaqësojë ata. Zgjedhjet e fundit këtu patën një palë që nuk mori pjesë, nuk mund të krahasohen me ato sot. Dhe këtë pjesë të procesit e po shohim në lidhje me pajisjet identifikuese…Padyshim që edhe këtë pjesë të procesit shohim me pajisjet identifikuese do shkojmë te ndjekim edhe votimin elektronik”, tha Glover.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë