Pak para nisjes së seancës Konstituive të parlamentit të Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë një ofertë të fundit Vetëvendosjes së Albin Kurtin ose ndryshe thotë se LDK-ja do të tërhiqet nga marrëveshja për bashkëqeverisje.
“Mbetemi të interesuar e të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje. Jemi të gatshëm të vazhdojmë për zgjidhje. LDK-ja është dakordësuar që qeveria të ndahet me 5 ministri për LDK-në e 5 për LVV-në. Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zv/kryeministër t’i takojë LVV-së. Zv/kryeministri i parë dhe kryeparlamentari t’i takojë LDK-së”, tha Mustafa, raporton gazeta Koha e Prishtinës. Por Mustafa shton se LDK-ja duhet të propozojë kandidatin për president dhe ai do të duhej të pranohej nga LVV.
“Ai i plotëson të gjitha kriteret kushtetuese”, tha ai.
Pas zgjedhjes së presidentit, që do të përkrahet edhe nga VV-ja, tha Mustafa, VV-ja do ta marrë një ministri më shumë, kështu i bie raporti 6 me 4.
“Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante. LVV-ja do të ketë më shumë pozita. Ajo do të ketë 7 pozita qeveritare si dhe dy nënkryetarët e Kuvendit. Ndërkaq, kur do ta bënim ne pozitën për president ne do të kishim më pak”, tha ai.
“Nëse VV-ja s’është gati për këtë marrëveshje, atëherë, unë deklaroj sot se LDK-ja është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi dhe të shkojë në opozitë. LDK-ja do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja”, tha Mustafa, sipas të cilit çështja e qeverisë dhe institucioneve duhet të zgjidhet sa më parë.
“S’është arsyetim se pa e pasur Ministrinë e Brendshme LVV-ja s’luftohet korrupsioni, sepse korrupsionin ne duhet ta luftojmë bashkë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje