Futboll

Oferta e Juventusit bind brazilianin Artur, fiton trefishin në Torino

Fjalët e Fabio Paratiçit para ndeshjes me Bolonjën ishin një konfirmim i asaj që dihej prej kohësh: Juventusi, duke hasur vështirësi për të arritur te Zhorzhinjo, ka si objektiv kryesor për mesfushën brazilianin Artur Melo. Janë llogari që bëhen duke parë edhe interesimin e Barcelonës për Miralem Pjaniç.

Nëse një muaj më parë, pas miratimit të boshnjakut për transferimin në Katalonjë, drejtuesit bardhezinj ndeshën në refuzimin e Artur, tani situata ka ndryshuar shumë. Braziliani nuk është më prioritet i klubit spanjoll dhe i trajnerit aktual Setien, ndërkohë që këmbëngulja e Paratiçit dhe oferta e Juventusit duket se e kanë bindur lojtarin për të kaluar në Itali. “Mundo Deportivo” jep disa detaje, sipas të cilave të ardhurat e lojtarit mund të trefishohen për 5 vitet e ardhshme, duke kaluar nga 2.2 milionë euro në sezon në 7 milionë që mund të marrë në Torino.

Mesfushori brazilian. Artur Melo. Gazeta Si, 23 qershor 2020

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer akordin mes Barcelonës dhe Miralem Pjaniç. Tani pritet vetëm përgjigja e Artur. Mes dy klubeve është diskutuar edhe hipoteza e shkëmbimit të dy lojtarëve, me një shumë shtesë në favor të Barcelonës. Lëvizjen e dy lojtarëve e kanë aprovuar edhe dy trajnerët, Sarri dhe Setien. Pjaniç është gati të bëhet katalans dhe po ashtu edhe Artur është bindur të vishet bardhezi.

Burimi: Sportmediaset/ Përktheu: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë