Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar në Korçë dhe Kavajë

Këtë të mërkurë u ka shkuar formulari për deklarim pasurie katër të dënuarve nga Korça dhe Kavaja.

Ata janë të dënuar për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh dhe vrasje.

Bëhet fjalë për shtetasit Jorgo Zguri,  banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Kristi Pojani, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Gjergji Ziu, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim;

Bashkim Demrozi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Operacioni Forca e Ligjit thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë