Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar në Kukës

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të hënë 4 kuksianë, të cilët duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve:

Xhevahir Alijaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se ”është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit t gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë