Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar në Tiranë dhe 1 në Kavajë

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të hënë 4 të dënuar në Tiranë dhe 1 në Kavajë.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Arsen Hysenaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– Klajdi Qirjo, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– Elvis Muço, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– Sejbi Kazazi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

– Daniel Meta, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Zëdhënësja e OFL tha se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë