Rend dhe Ligj

OFL zbarkon në Tiranë dhe Vlorë

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të enjte tre të dënuar në Tiranë dhe Vlorë.

Kërkesa me shkrim për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve u është dërguar shtetasve:

Orgest Balla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Endrit Qyqja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim; Endrit Qyqja është pjesë e bandës së Shullazit dhe Prokuroria ka kërkuar 11 vjet burg për të.

Kërkesë me shkrim i është dërguar edhe Geno Lenës, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Zëdhënësja e OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë