Gazeta Si – Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ka shprehur “shqetësim” për dënimin me vdekje të paralajmëruar nga “Gjykata e Lartë” e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut të “tre ushtarëve”.
Bëhet fjalë për britanikët Aiden Aslin dhe Shaun Pinner dhe marokenit Ibrahim Saadun.
Zëdhënësja e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Gjyqe të tilla të të burgosurve të luftës përbëjnë një krim lufte”, tha Shamdasani, duke shtuar se “që nga viti 2015, ne kemi vërejtur se i ashtuquajturi gjyqësor i këtyre republikave të vetëshpallura nuk ka respektuar garancitë thelbësore të një gjykimi të drejtë, si p.sh. seancat publike, pavarësia, paanshmëria e gjykatave dhe e drejta për të mos qenë i detyruar të dëshmojë”.
Gjyqi i Pinner, Aslin dhe Saadun filloi të martën dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.
Por sipas Moskës, vendimi për ushtarët britanikë dhe marokenë, të dënuar me vdekje, është marrë “në bazë të ligjeve të DPR (të vetëquajtur Republika Popullore e Donjeckut” dhe nuk duhet të ndërhyjë “në sistemin gjyqësor të Republikës”.
Kështu ka thënë, siç raporton agjencia ruse “Ria Novosti”, ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, i cili ka kërkuar “të mos spekulohet mbi temën e dënimit të mercenarëve të huaj të dënuar në DPR”.
Ndërkohë, pas vendimit, Britania tha se ishte thellësisht e shqetësuar.
“Ne kemi thënë vazhdimisht se të burgosurit e luftës nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime politike,” tha zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson.
Zëdhënësi i Johnson tha se sipas Konventave të Gjenevës, të burgosurit e luftës kanë të drejtën e imunitetit të luftëtarëve dhe ata nuk duhet të ndiqen penalisht për pjesëmarrje në armiqësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje