Toka po ngrohet me shpejt se parashikohej, paralajmërojnë shkencëtarët. Nëse zhvillimet aktuale vazhdojnë planeti Tokë do të arrijë që në vitet 2030 nivelin e ngrohjes me 1,5 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale.
Ndotja e mjedisit nga gazi karbonik është rritur në ekstreme të tlla, saqë pragu i kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë Celcius i parashikuar në fund të shekullit do të kalohet që në 15 vitet e ardhshme. Ky është një nga konkluzionet më të rëndësishme të raportit për klimën i publikuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, IPCC i miratuar nga 195 vende anëtare. Kjo analizë që vjen në mesin e një vale zjarresh, nxehtësie e përmbytjesh që kanë prekur si vendet e pasura edhe ato të varfra, arrin në këtë përfundim pas hulumtimit të 14.000 punimeve shkencore. Ajo skicon një pamje të qartë se çfarë po ndodh me planetin në një hapësirë kohore, më pak se qindra vite. Raporti paralajmëron nga humbja e kontroliit në mbrojtjen e klimës dhe e quan atë “qartësisht” të shkaktuar nga dora e njeriut.
“Ky raport është një kontroll i realitetit”, thotë Valérie Masson-Delmotte bashkëdrejtuese e grupit të punës së IPCC dhe që ka e përgatitur raportin. Duke djegur lëndët fosile dhe çliruar gazra që nxehin Tokën si një serë, njerëzit e kanë ngrohur planetin me rreth 1,1 gradë Celcius. Raporti tregon, se kudo në botë, kjo ka shkaktuar valë të nxehti, rrebeshe të forta shiu e më shumë. Ciklonët tropikalë me shpejtësi të lartë ere janë shtuar. Në shumë rajone thatësirat janë më të forta dhe zgjasin më shumë.
Që nga raporti i fundit i IPCC në vitin 2014, shkencëtarët kanë arritur në përfundime më të sakta, se ndryshimet klimatike kanë bërë më të fuqishme zjarret, përmbytjet dhe stuhitë. Ka një përgjigje të thjeshtë për ndalur motin të keqësohet më sumë – ndalja e djegieve fosile, por qeveritë, bizneset dhe vetë njerëzit nuk janë duke bërë aq sa duhet.
Zjarre në Greqi
“Kur shoh rezutatet që gjetëm në ekstremet klimatike, atëherë do thoja ne jemi ndërkohë në një krizë të klimës”, thotë Sonia Seneviratne, studiuese në Institutin për Shkencën Atmosferike dhe Klimën në Universitetin ETH në Zyrih dhe bashkëautore e raportit. “Vërtet që kemi një problem të madh.”
Në vitin 2015 liderët botërore premtuan të kufizonin ngrohjen globale deri në fund të shekullut nën 2 gradë celcius, ideale do të ishte 1,5 gradë, në një përpjjekje globale për të mënjanuar katastrofat në shtim. Por sipas grupit kërkimor gjerman, Climate Action Tracker, ata po ndjekin politika që e vendosin planetin në rrugën e ngrohjes globale me 3 gradë. Në një kohë që objektivi i 1,5 gradëve do të kalohet brenda pak vitesh, temperaturat globale mund të arrijnë të ulen aty nga fundi i shekullit, sipas skenarit më ambicioz të ndërprerjes së emetimit. Dekarbonizimi i ekonomisë globale do të nxirrte jashtë atmosferës sasi të jashtëzakonshme të gazit karbonik, por teknologjia për ta bërë këtë është shumë e shtrenjtë, dhe ka shumë pak të dhëna, nëse kjo edhe do të funksionojë vërtet. “Është shumë më e lehtë të mënjanosh emetimet tani”, thotë studiuesi Malte Meinhausen nga Instituti i Potsdamit për Studimet e Ndikimit të Klimës, sepse çmimi më vonë do të jetë shumë më i lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje