Sport

Olimpiada e Tokios, 10 mijë vullnetarë tërhiqen nga pjesëmarrja

Ditën kur organizatorët kanë siguruar se Lojërat Olimpike do të bëhën 100%, Olimpiada e Tokios duhet të bëjë llogaritë me tërheqjen e shumë vullnetarëve. Janë 10 mijë vullnetarë, nga 80 mijë në total, që kanë komunikuar se nuk do të marrin pjesë në eventin e madh sportiv që nis më 23 korrik.

Kuptohet që shumica e atyre që janë tërhequr, e kanë bërë këtë gjë për shkak frikës nga pandemia. “Përveç shqetësimit për infektimin nga koronavirusi, disa janë tërhequr, sepse kanë kuptuar se është shumë e vështirë të punosh pasi të kesh kontrolluar turnin tënd të punës, apo për shkak të ndryshimeve në ambientin tënd”, – kanë shpjeguar organizatorët e Lojërave.

Foto ilustruese. Logo e Lojërave Olimpike në Tokio. Gazeta Si, 3 qershor 2020

Pas publikimit të guidave, ku parashikohet se pak vullnetarë do të kenë kontakte me sportistët dhe stafin, nuk është i detyrueshëm vaksinimi. Për momentin, vetëm 2-3% e popullsisë japoneze është vaksinuar, pas një fushate që ecën ende me ritme të ngadalta. Do të jenë ndërkohë të paktën 80% sportistët dhe rezidentët e fshatit olimpik që do të vaksinohen.

Vullnetarët janë një forcë e madhe pune në administrimin e Olimpiadave. Ata u kursejnë organizatorëve miliona dollarë rroga. Vullnetarët kompensohen me uniforma, ushqimin për ditët kur punojnë dhe transportin. Lojërat janë një çështje shumë e nxehtë në Japoni, ku pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se Olimpiada nuk duhet të zhvillohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë