Gazeta Si – Kostoja e organizimit të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios ishte shumë e lartë. Olimpiada e Tokios, e organizuar në 2021-shin, një vit me vonesë, kushtoi 1.423 miliard yen, që do të thotë rreth 10 miliardë euro.
E ka bërë të ditur këtë shifër komiteti olimpik, pas një verifikimi të bërë në mbledhjen e fundit të ekzekutivit. Parashikimi fillestar për koston e Olimpiadës ishte për një shifdër më të ulët, sa gjysma e saj.

Vëmendja tani ka kaluar te përdorimi i impianteve të ndërtuara specifikisht për atë event. Në Japoni synohet promovimi i eventeve të reja, për të ‘justifikuar’ sforcon e jashtëzakonshme financiare.
Olimpiada e Tokios u bë më e kushtueshme për shkak të emergjencës sanitare të shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Sipas statistikave finale, një rekord prej 11.420 sportistësh mori pjesë në Olimpiadë. Rekord shënoi edhe pjesëmarrja në Paraolimpiadë e 4.403 personave.
Mungesa e spektatorëve dhe e turistëve të huaj, për shkak të masave anti-Covid nga qeveria, i privoi organizatorët nga rreth 90 miliardë yen (630 milionë euro) të ardhura.
Projekti fillestar i përcaktuar nga komiteti i Tokios në 2013-ën, kur ishte ende një qytet kandidat, shkonte në rreth 734 miliardë yen, 5.1 miliardë euro. Pra, sa gjysma e kostos reale që pati Olimpiada e Tokios.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje