Të gjithë sportistët që do të marrin pjesë në Olimpiadën e Tokios, e programuar për të nisur më 23 korrik dhe përfunduar më 8 gusht, do të kryejnë teste të përditshme të Covid-19. Plani fillestar parashikonte tampon çdo 4 ditë, por tani ka një rregull të ri, që është zbuluar bashkë me “Playbook”-un e ri.
Janë disa manualë, ku janë listuar të gjitha masat e forta antivirus. “Janë një shenjë solidariteti dhe respekti ndaj japonezëve, të cilët do të organizojnë Lojërat Olimpike”, – ka thënë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), Tomas Bah.

Pjesëmarrësit në Lojëra duhet të ndjekin me rigorozitet vetëm aktivitetet që kanë shkruar në planin e tyre. Duhet të reduktohen në minimum kontaktet në metro nga pjesëmarrësit në Lojëra që kanë qenë në Japoni prej më shumë se 14 ditësh dhe nga rezidentët japonezë. Të gjithë sportistët pjesëmarrës në Olimpiadë duhet të përdorin eksluzivisht mjetet e dedikuara për Lojërat dhe jo mjetet e transportit publik.
Është e lejueshme të shkohet për të ngrënë vetëm në disa vende të limituara, ku respektohen masat anti-Covid-19, në restorante pranë selive të Lojërave, në restorantin e vendit ku janë sistemuar dhe në dhoma, duke përdorur shërbimin “delivery”. Organizatorët duhet të sqarojnë në qershor çështjen e tifozëve në gara dhe në rast pozitiv, sa do të jetë numri që do të lejohet. Për spektatorët e huaj është e qartë që tani se nuk lejohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje