“Kur diagnostifikohen 370 mijë raste në ditë, mund të marrim me mend se nuk jemi larg një milioni, në realitet”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, për mikrofonin e France Info, duke folur për rritjen rekord të rasteve pozitive në Francë.
Sipas ministrit francez Véran, Franca “nuk po e lë variantin Omicron të qarkullojë”, por masat paraprake të miratuara për valët e mëparshme nuk po rezultojnë efektive kësaj here.
“E sigurt, – tha ai, – është se Omicron është i destinuar të qarkullojë në të gjithë planetin. Sepse kur vendet të rihapen, masat e deritashme nuk kanë asnjë ndikim në një variant të tillë ngjitës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje