Bota

‘Omicron’, rekord rastesh me Covid 19 në të gjithë botën

Pas paralajmërimit të OBSH-së mbi përhapjen e shpejtë të variantit “Omicron”  (“50% e popullsisë së Europës, do infektohet brenda 2 muajsh”), vala e re ka pësuar një rritje rekord të numrit në gjithë botën.

Në 24 orët e fundit, Franca ka regjistruar 370 mijë raste të reja dhe autoritetet parashikojnë që së shpejti numri të shkojë në 1 milion të infektuar.

Edhe India ka shënuar thuaje 200 mijë raste me Covid të variantit “Omicron”, ndërsa Gjermania ka arritur pikun e të prekurve, duke kaluar shifrën e 80 mijë rasteve.

Rekord rastesh të reja ka raportuar edhe Turqia në 24 orët e fundit, ku autoritetet flasin për 74 mijë raste.

Në Itali u raportuan të martën mbi 220 mijë raste të reja, një shifër e padëgjuar ndonjëherë gjatë pandemisë. Autoritetet raportuan edhe 294 viktima, me një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë.

Edhe Britania e Madhe raportoi 120 mijë të infektuar në një ditë, me një rënie në krahasim me një ditë më parë.  

Kina ka raportuar 166 raste të reja të transmetuara në vend të Covid-19. Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara në territorin e Kinës më 11 janar arriti në 104,189, me 3,476 pacientë ende në terapi, 14 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Por pavarësisht kësaj rritjeje të shifrave alarmante Agjencia Europiane e Barnave thotë se Omikron po e transformon Covid-19 në një sëmundje endemike me të cilën njerëzimi mund të mësojë të jetojë.

EMA shprehu dyshime edhe për dozën e katërt, duke shpjeguar se dozat e përsëritura nuk janë një strategji e “qëndrueshme” pasi imunizimi natyral do të jetë ilaçi më i mirë.

Sipas Anthony Faucit, këshilltari super-ekspert amerikan i Joe Biden për koronavirusin, “Omicron përfundimisht do t’i infektojë të gjithë”, falë shkallës së tij të pashembullt të transmetueshmërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë