Rend dhe Ligj

Operacion i përbashkët me Italinë, 16 të arrestuar, 2 në Shqipëri

Policia ka dhënë detaje të reja nga operacioni i madh antidrogë “Rivera”, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, ku thotë se kanë rënë në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.

Nisur që në vitin 2018, operacioni “Riviera”, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, ka pasur si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romagna, Itali.

Policia njofton se në vendin tonë u arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasit shqiptarë E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç.

Ndër të tjera, policia thotë se vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë