Rend dhe Ligj

Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, goditet një grup kokaine, 5 shqiptarë në pranga

Policia ka finalizuar një operacion ndërkombëtar de ka goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në sajë të këtij operacioni të zhvilluar në një kohë, në Itali dhe në Shqipëri, kanë rënë në pranga në Shqipëri, dy anëtarë të grupit kriminal, si dhe tre të tjerë në Itali, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia italiane.

Në Fier janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

K. Ç., 34 vjeç, banues në Karbunare/Lushnjë, person me precedent të mëparshëm penal;

Sh. Z., 35 vjeç, banues në Lushnjë;

Ndërsa në Itali janë ndaluar shtetasit: H. SH., 28 vjeç dhe A. M., 45 vjeç, nga Lushnja, si dhe D. T. , 28 vjeç, nga Durrësi,  të tre me banim të përkohshëm në Itali.

Gjithashtu në Itali u shpall në kërkim shtetasi shqiptar E. H., me banim të përkohshëm në Itali.

Nga periudha gusht 2017 deri në mars 2018, shtetasi K. Ç., në rolin si organizator,  koordinator dhe përgjegjës i aktiviteteve kriminale të grupit që u godit mëngjesin e sotëm, negocionte me tregtarët e drogës dhe mbikëqyrte furnizmin me drogë, për ta trafikuar në rajonin e Toscanës.

Shtetasi SH. Z., në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendës dhe konsumatorët.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/304303413924801/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë