Policia italiane në Katania ka zhvilluar një operacion antidrogë dhe ka vënë në pranga 25 persona.
Operacioni i koduar “Shoes” është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas mediave italiane, 21 prej tyre ndodhen në burg dhe 4 në arrest shtëpiak me akuzën e bashkëpunimit në organizatë kriminale për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë dhe hashash dhe armëmbajtje pa leje.
Aktiviteti kriminal kryhej në bashkëpunim me klanin mafioz të Cosa Nostra “Santapaola- Ercolano”
Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabreze dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje