Rend dhe Ligj

Operacioni “Domosdova” në Elbasan, arrestohet 30-vjeçari nga Kuçova

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të gjashtë në kuadër të operacionit “Domosdova” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë.

Gjatë këtij operacioni janë vënë në pranga 5 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis, ndërsa operacioni ka vijuar me hetime të thelluara.

Si rezultat i hetimeve, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. M., 30 vjeç, banues në fshatin Salce, Kuçovë, bashkautor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë