Ka ndodhur

Operuan të plagosurin në ngjarjen e Velipojës, mbeten në burg mjekët dhe infermierja

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy mjekët dhe infermieren e Spitalit të Traumës në Tiranë, të cilët u arrestuan për korrupsion. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më të lehtë, pasi sipas tyre organi i akuzës nuk ka prova që i shpall fajtorë.

Pavarësisht kësaj kërkese, togat e zeza lanë në burg mjekët Ervin Sulaj dhe Skerdi Memini, si dhe infermieren Diellë Maçaj. Ata akuzohen se i kanë marrë para babait të Elmelind Dylit për të dhënë shërbimin mjekësor.

Dyli mbeti i plagosur në ngjarjen në Velipojë ku nga përplasja e dy familjeve për ndarjen e hapësirës së rërës në bregdet u vranë 4 persona dhe u lënduan 2 të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë