Maqedonia e Veriut prej dy ditësh është përfshirë në debatet e ashpra sa i përket formatimit të qeverisë së Dimitar Kovaçevksit, së cilës i shtohet një parti tjetër shqiptare me 6 deputetë, Aleanca për Shqiptarët.
Por lideri i partisë më të madhe opozita ka lëshuar një deklaratë të fortë në drejtim të kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e akuzuar se gisht në atë që e cilëson në mbajtjen në këmbë të qeverisë së Dimitar Kovaçevskit.
“Dje në Parlament dëgjuam një deputete nga Alternativa, e cila publikisht tha se gjatë ngjarjeve të nëntorit të vitit 2021 Qeverinë e Maqedonisë e ka krijuar Edi Rama dhe anëtarë të familjes Adem Jashari. Kovaçevski, me këtë vetëm ka konfirmuar se është i dëgjuar i verbër i Ali Ahmetit dhe më tmerrshëm i Artan Grubit”, tha Mickoski.
Ai vazhdon të pretendojë se ka deputetë të LSDM-së që po japin shenja të kundërshtimit në kryesinë e partisë dhe u bëri thirrje që të marrin guxim dhe të qëndrojnë kundër tyre.
“Të mos lejojmë që Ali Ahmeti dhe Edi Rama ta rrënojnë Maqedoninë. Interesi i tyre është që Maqedonia të jetë e dobët, në gjunjë. Qëndroni afër nesh, shtrijani dorën si maqedonasi maqedonasit dhe mos lejoni që këto dy kriminelë në udhëheqësinë e LSDM-së, të cilët kanë interes vetëm për provizione, t’u shtyjnë në ferrin që ia përgatisin Maqedonisë”, tha Mickoski.
Lideri i opozitës maqedonase me qëndrimin e tij i referohet pikërisht takimit të 11 janarit në Tiranë, që u zhvillua në vilën qeveritare 30 mes kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të partive shqiptare. Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi. Ndërsa mungonte lideri i lëvizjes Besa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje