Paqja mes PD-së dhe socialistëve duket se po shkon drejt fundit. Opozita po i rikthehet protestave dhe për këtë sinjalin e parë po jep me anë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Të rinjtë demokratë kanë zgjedhur 20 shkurtit për të protestuar pikërisht në ditën simbol të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha 29 vite më parë nga lëvizje studentore.
Protesta do të realizohet të enjten në orën 12:30 para Kryeministrisë dhe ajo është paralajmëruar nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili me në të një videoje të postuar në rrjetet sociale fton pjesëmarrjen e sa më shumë të rinjve.
Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha tha se rotacioni politik i pashmangshëm, por duhet të vijë pa kosto për qytetarët.
“Nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rrotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim, ja kam thënë para një muaji dhe po ja përsëris, nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rrotacionin. Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, stabilitetit, këtyre familjarëve dhe fëmijëve të tyre duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët. Boll kanë paguar kosto, 30 vjet kosto rrotacion pas rrotacioni”, deklaroi Basha pas takimit me aleatët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje