Bota

Orban bllokon paketën e sanksioneve të BE për patriarkun rus Kirill

Gazeta Si – Takimi i ambasadorëve të BE-së që do të jepte dritën jeshile formale për paketën e gjashtë të sanksioneve përfundoi pa asnjë rezultat.

Këtë herë, pas çështjes së embargos së naftës, Hungaria e kryeministrit Viktor Orban bllokoi miratimin e masave, sepse kundërshton përfshirjen e patriarkut të Kishës Ortodokse Ruse Kirill në listën e zezë të personave të sanksionuar. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare në BE do të duhet të thërrasin një takim të ri, siç mësohet nga burime diplomatike.

Ndërkohë, Britania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi M270.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace, pohoi për CNN, duke deklaruar se ky hap ishte “i koordinuar ngushtë” me vendimin e shteteve për të furnizuar Ukrainën me sistemin HIMARS.

Qeveria britanike ka thënë gjithashtu se ushtria ukrainase do të trajnohet për të përdorur raketahedhës në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që të maksimizojë efikasitetin e tyre.

Një ditë më parë, Rusia kritikon planet e SHBA-së për të dërguar sisteme më të avancuara artilerie në Ukrainë, duke akuzuar Uashingtonin se “po i hedh benzinë ​​zjarrit”.

SHBA po “i hedh benzinë ​​zjarrit” duke furnizuar me armë Kievin, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në përgjigje të vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të ofruar sisteme më të avancuara raketore në Ukrainë.

“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara me qëllim dhe me zell po i hedhin benzinë ​​zjarrit”, u tha Peskov gazetarëve në një konferencë.

“Furnizimet e tilla nuk kontribuojnë në gatishmërinë e udhëheqjes ukrainase për të rifilluar negociatat e paqes”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë