Rend dhe Ligj

Organizuan dasma, 1 mln lekë gjobë dy lokaleve në Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorët e dy lokaleve, pasi u konstatua se kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Rasti i parë është konstatuar në Njësinë Administrative Manzë, ku një lokal kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Pronarit të lokalit me inicialet R. H i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës është evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Ndër të tjera, Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë