Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e katër lokaleve në Lezhë dhe Ishull Lezhë, pasi u konstatuan duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.
“Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit M. B., Y. Z., E. U. dhe E. Z., policia ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje