Pasi ka bërë “stazhin” në stolin e Skënderbeut, – ku si lojtar ka fituar gjithçka, – por edhe atë të Kukësit, Orges Shehi është gati të marrë drejtimin e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. Pritet vetëm zyrtarizimi i vendimit nga ana e FSHF-së, pasi gjithçka konsiderohet e mbyllur.
Shehi do të zërë vendin e lënë bosh nga Nevil Dede, i cili disa javë më parë la kuqezinjtë e vegjël për të marrë drejtimin e Tiranës. Ish-portieri i njohur durrsak, me sa duket, është vlerësuar si njeriu i duhur për të udhëhequr Kombëtaren U-21 në të ardhmen. Muajt e fundit Shehi ka qenë opinionist sportiv në televizion.
Ish-portieri i Kombëtares ka qenë edhe më parë afër një kombëtareje moshash, por ai vendosi të luante deri në moshën 40 vjeç me Skënderbeun dhe më pas ta drejtonte atë si trajner. Tani ka ardhur momenti që Shehi t’i bashkohet strukturës së trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave në FSHF.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje