Futboll

Orges Shehi e pranon: Partizani, pika kyçe e sezonit për ne

Derbi është ndeshje vendimtare për Tiranën. Trajneri Orges Shehi e pranon se është kjo pika kyçe e sezonit. Ai ka pohuar gjithashtu në konferencë shtypi se Tirana është në formë sportive dhe do të japë gjithçka në fushë për fitoren, që do të ishte e para për këtë sezon në derbi.

“Është ndeshje e rëndësishme, sigurisht. Na ndajnë 4 javë nga mbyllja e kampionatit dhe shpresoj të bëjmë mirë nesër për të marrë 3 pikët. Momenti është nesër dhe duhet të menaxhojmë energjitë për t’u paraqitur sa më mirë. Realisht po kalojmë një moment të mirë, në shumë ndeshje po shfaqemi mirë në lojë dhe po marrim pikë, pavarësisht se mund të merrnim më shumë.

Tirana feston golin ndaj Kastriotit. Gazeta Si, 12 maj 2021

Këtë moment të mirë duhet ta tregojmë edhe në derbi, që është çelësi i objektivit tonë. Duke ditur rëndësinë e derbit, mendoj se është pika kyçe e sezonit dhe duhet të bëjmë më të mirën për të arritur Europën. Tirana futet në fushë gjithmonë vetëm për fitore. Derbi i ka të tre rezultatet, por luajmë vetëm për fitore. Në aspektin psikologjik dhe fizik jemi mirë. E presim derbin të qetë dhe me besim se mund të fitojmë.

Nuk mendoj se ka të favorizuar në derbi, nuk shikohet renditja. Edhe kur skuadrat kanë qenë në pozita ndryshe në renditje, derbi ka qenë i luftuar. Ne nuk duhet ta ngarkojmë veten më shumë se duhet. Është një ndeshje që vlen 3 pikë dhe duhet të jetojmë momentin”, – ka thënë mes të tjerash trajneri i Tiranës, Orges Shehi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë