Futboll

Ortakët e Barcelonës depozitojnë firmat për rrëzimin e presidentit Bartomeu

Mjaftonin 16250 firma për të arritur kuotën e të pakënaqurve për të organizuar referendumin, me anë të të cilit ortakët e Barcelonës do të vendosin fatin e drejtuesve të klubit dhe konkretisht të presidentit Bartomeu. Në fakt, janë mbledhur 20731 firma dhe janë depozituar në “Camp Nou” nga iniciatorët e mocionit të mosbesimit kundër drejtuesve aktualë. Një tregues i qartë për përplasjen e fortë mes presidentit Josep Maria Bartomeu dhe masës katalanase.

Për këtë temë foli edhe Lionel Mesi në intervistën për “Goal.com”, ku bëri të ditur se do të qëndronte te Barcelona. “Prej kohësh nuk ka një projekt, nuk ka asgjë. Vetëm po mundohen të zënë vrimat”, – u shpreh Mesi. Edhe ortakët mendojnë si kapiteni, edhe pse një pjesë e shtypit spanjoll, u udhëhequr nga “Mundo Deportivo”, ka bërë gjithçka për ta injoruar mocionin. Po tani, çfarë ndodh? Firmat duhet të shihen me kujdes, nëse janë apo jo të rregullta. Megjithatë, kuota është shumë e lartë dhe pritet të vazhdohet procesi për rrëzimin e Bartomeut.

Tifozë të Barcelonës. Gazeta Si, 18 shtator 2020

Barcelona ka 10 ditë kohë që të prononcohet dhe sapo firmat të shpallen të vlefshme, duhet thirrur referendumi. Do të bëhet votimi për largimin e presidentit aktual. Bartomeu ka qëndruar në detyrë, pavarësisht kritikave që i vijnë nga të gjitha anët. Mandati i tij skadon në qershor të 2021-shit dhe nuk rinovohet. Zgjedhjet e klubit bëhen më 20 dhe 21 mars të vitit të ardhshëm, por tani ka një rrezik konkret që Bartomeu të largohet më parë, madje ai duhet të paguajë edhe nga xhepi i vet për shkak të administrimit të dobët të klubit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë