Politike

OSBE: T’i jepet fund shitblerjes së votave. Të votohet reforma zgjedhore

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt, në tryezën teknike mbi zbatimin e dekriminalizimit, e ka ndalur theksin te situata politike në vend.
Gjatë aktivitetit për nënshkrimin e marrëveshjes mes prezencës së OSBE, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, kreu i prezencës së OSBE ka bërë thirrje që palët politike të bëjnë përpjekje dhe t’i japin fund fenomenit të shitblerjes së votave.
“Jemi shumë pranë zgjedhjeve të qershorit, por Shqipëria po kalon një moment kritik. Për fat të keq ndryshimet e kërkuara dhe reforma zgjedhore nuk është votuar, ka ngecur në Kuvend”, tha mes të tjerash Borchardt.
Sipas tij, akuzat politike për shitblerje votash minojnë besimin e qytetarëve te zgjedhjet.
“Akuzat politike për integritetin e shtetit minojnë besimin e publikut, nxis pjesëmarrësit të fokusohen në dekriminalizimin e kandidatëve në zgjedhje. Siç theksohet në raportin e fundit të ODIHR, autoritetet duhet t’u japin përgjigje akuzave për shitblerje votash, pasi është vënë në rrezik besimi i publikut”, tha Borchardt
Bochard deklaroi se parlamenti është legjitim dhe se reforma zgjedhore mund të votohet, teksa theksoi se për miratimin e saj duhen 84 vota, ndërsa nuk dihet nëse deputetët e rinj në Kuvend do ta votojnë atë.
Në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, ambasadori u shpreh: “Në dijeninë time nuk është marrë ende vendim nëse opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, por sigurisht inkurajojmë hyrjen në zgjedhje”.
Ndërkohë, kreu i KQZ, Klement Zguri në fjalën e tij u shpreh se ligji i dekriminalizimit po vepron, për pasojë tendenca e krimit për të pushtuar politikën duket se po shkon drejt fundit.
“Për shkak të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, tendenca e krimit për të pushtuar politikën dhe bashkëjetesa politike me kontingjentin kriminal duket se po shkon drejt fundit.
Ndaj, ne sot duhet të jemi të kënaqur se ligji po vepron. Për të arritur deri këtu, rruga nuk ka qenë e lehtë. Presioni ka qenë i madh, tentativat për t‘iu fshehur ligjit dhe për të anashkaluar veprimin e tij, të shumëllojshme’, shprehet kreu i KQZ-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë