Rend dhe Ligj

Pa autorizim dhe i dehur, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi po drejtonte automjetin pa autorizimin përkatës për drejtim mjeti dhe në gjendje të dehur.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet F.K, banues në Durrës.

Ai është arrestuar, pasi drejtonte një automjet tip “Volvo” dhe pasi u ndalua u konstatua se ai ishte i dehur në masën 1.09 mg/ litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë