Politike

PAA, Duka: Nëse opozita del me dy kandidatë, mbështesim atë që na duket më i pëlqyeshëm

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është shprehur në një deklaratë për mediat pas takimit me strukturat në Elbasan, se beteja zgjedhore e tyre do të jetë e fokusuar në këshillat bashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Duka theksoi se në rast se opozita del me një kandidat të përbashkët do të investohen për ta mbështetur atë. Në rast të kundërt, Duka do të mbështesë kandidatin që i duket me i pëlqyeshëm.

“Nëse dalin me një kandidat do i mbështesin, nëse dalin me dy kandidatë do qëndrojmë indiferentë. Ose do të mbështesim atë kandidat që është më i pëlqyeshëm.

Kemi synime të marrim dy anëtarë të këshillave bashkiakë nëpër bashkitë në Shqipëri. Konsumimi i maxhorancës do na ndihmojë për një rezultat të mirë por duhet edhe puna”, tha  Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë