Nëse do t’i hedhim një sy tabelës për muajin nëntor të politikanëve me aktiv nga PD (dhe jo vetëm) përgatitur nga “Terra Data Analytics”, një kompani e analizimit të të dhënave digjitale dhe e marketingut digjital që drejtohet nga Blerim Gjeladini, mund te dallojmë fare qartë se si aktivizimi në debatet televizive, ato të ditës por edhe puna në terren po shkon paralelisht me audiencën në rrjetet sociale.
Gazetasi.al sjell një vështrim të kësaj analize një mujore kryesisht për të parë se si debati brenda PD-së po reflektohet edhe në rrjetet sociale, kur mbeten pak ditë nga mbajtja e dy kuvendeve, ajo e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe ajo e 18 dhjetorit e thirrur nga Lulzim Basha.
Dhe ajo nuk zhgënjen.

Përshembull sot për sot dy politikanët me aktiv nga PD-ja (sipas tabeles) rezultojnë të jenë Grida Duma dhe Ervin Salianji.
Të dy ata renditen në vendet e para mes komente pa mase e deri diku agresive të palës tjetër që mbështet Sali Berishën.
Si Duma ashtu edhe Salianji kanë rritje pozitive. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili fushatën e tij e ka fokusuar vetëm përmes disa daljeve në TV, dhe komenteve kryesisht në Twitter.
Basha shënon rënie të interesit në një përqindje të konsiderueshme, për të mos thënë që është i vetmi bashkë me Oriola Pampurin e renditur e fundit në tabelë për rritje negative.
Të gjithë politikanet e tjetërë, kush me Bashën e kush me Berishën kanë rritje pozitive. Në renditje mbizotërojnë deputetët e rreshtuar krah Berishës, ndërkohë që rendi “prishet” edhe nga ndonjë politikan që nuk është sot pjesë e debatit në PD por aktiv në rrjetet sociale, si ish-deputeti Myslim Murrizi.
Vendin e parë edhe për muajin nëntor vijon ta mbajë Berisha edhe pse në një periudhë kohore për muajin nëntor kishte pak rënie interesi por përgjithësisht për gjithë nëntorin, ai shënon rritje.
Të renditur lart janë edhe Agron Shehaj, Flamur Noka dhe Jozefina Topalli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje