Politike

Drejt mbylljes së afatit për koalicionin, Meta në zyrën e Berishës: Kandidatët e lokaleve do të jenë të opozitës    

Në fillim jave, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim në selinë e PD-së me Sali Berishën.

Takimi vjen pak ditë para se në KQZ të mbyllet afati për regjistrimin e koalicioneve si mundësia e vetme që Berisha të regjistroje kandidatët e tij.

Ankimi i tij për drejtimin e PD-së ndodhet në KAS me relator Ilir Rusmalin por me gjasa zëro për të kaluar sa kohe që më herët as Apeli dhe as Ilirjan Celibashi paraprakisht nuk e kanë pranuar kërkesën e tij.

Ndërkohë ka edhe një ngërç tjetër për ta marrë në shqyrtim ankesën e tij në KAS sa kohë që Celibashi nuk ka marrë ende vendim zyrtar.

Takimi me Ilir Metën që sipas të gjitha gjasave është shansi i fundit që ai të regjistroje kandidatët po mbahet në selinë blu, ndërsa në fokus të bisedës së tyre janë pikërisht zhvillimet e fundit sa i takon regjistrimit në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

Ilir Meta e la hapur bashkëpunimin në koalicion sa kohë që pas takimit ai u shpreh se kandidatët për kryebashkiake dhe këshillat bashkiake do të jenë të opozitës.

“Një takim në kuadër të bashkëpunimit tonë e të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha Meta pas takimit me Berishën.

Partia e Lirisë është regjistruar si subjekt zgjedhor, ndërsa Partia Demokratike ende. KQZ nuk e njohu PD e Berishës ndërsa grupimit tjetër u la afat 48 orë për plotësimin e dokumentacionit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë