Pas prezantimit të Paktit për Universitetin nga kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij, vjen dhe reagimi i Partisë Demokratike.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ka cilësuar prezantimin e Paktit si një shfaqje të neveritshme.
“Pakti i të ashtuquajturit për Universitetin ishte një shfaqje e neveritshme. Pakti nuk përmbush kriteret e universiteteve. Rama ka dështuar në plotësimin e kërkesave të studentëve. Kërkesa e rritjes së buxhetit për studentët. Kjo kërkesë është e paplotësuar. Rama ka elokuar për arsimin vetëm 313 milionë euro, pra duket qartë që kemi buxhet të munguar, pra është një kërkesë e paplotësuar e Ramës për studentët.
Rama ka elokuar në buxhet 54 milionë euro. E ka pranuar ministri Ahmetaj. Rama nuk i ka 16 milionë euro, Rama po mashtron se këto para kanë shkuar për luksin”, është shprehur Vokshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje