Politike

Palmer nis vizitat ne Ballkan: Përparësi negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, bëri vizitën e tij të parë zyrtare në rajon pas emërimit në këtë detyrë, duke u takuar me Presidentin malazez Milo Gjukanoviç dhe kryeministrin e vendit fqinj Dusko Markoviç.

Sipas Zëvendës Ndihmës Sekretarit në Departamentin e Shtetit, me këtë emërim Shtetet e Bashkuara tregojnë se ai ato janë përqendruar përsëri në rajon.

“Mali i Zi është një shembull dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë e vizitoj atë të parin pas marrjes së kësaj detyre”, deklaroi Palmer.

Ai e informoi presidentin malazez për përparësitë e misionit të tij, hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kthimin e Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje që Bosnje Hercegovina të bëhet një shtet funksional.

Palmer theksoi se ai e sheh Malin e Zi si partner në këto procese, veçanërisht duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira që ka me vendet e rajonit.

“Ju mund të mbështeteni në partneritetin absolut të Malit të Zi dhe timin personalisht në mënyrë që ne të mund të bëjmë më të mirën për rajonin”, tha Gjykanoviç.

Matthew Palmer dhe Duško Marković, Gazeta Si, 10 shtator 2019

Ai theksoi se si SHBA, ashtu edhe Mali i Zi kanë identifikuar të njëjtat probleme në rajon: paqe dhe stabilitetin e pamjaftueshëm dhe mungesën e vizionit për prosperitetin e rajonit. Sipas presidentit serb, e vetmja mënyre për të kapërcyer këtë situatë është integrimi në BE.

“Kjo është arsyeja pse ne mbrojmë fuqimisht politikën e zgjerimit,” tha Gjukanoviç.

Ndërkohë edhe Palmer theksoi se procesi i integrimit evropian dhe euro-atlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interes të Europës dhe se politika e zgjerimit të duhet të shihet nga vendet anëtare të BE-së si interes strategjik.

Nga ana tjetër, kryeministri Markoviç uroi Palmerin për detyrën e re, duke shprehur mendimin e tij se emërimi si Përfaqësuesi Special i për Ballkanin Perëndimor mund të përshpejtojë arritjen e qëllimeve strategjike të rajonit dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur që ky pozicion është besuar dikujt që e njeh Ballkanin si ju”, tha Markoviç.

Palmer: Përparësi dialogu Kosovë-Serbi dhe rreziku rus

Në një intervistë nga Podgorica me “RTCG”, Palmer foli gjatë për dialogun Kosovë-Serbi, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Qeverinë e re në Prishtinë pasi t’i kjo e fundit t’i dedikohet dialogut.

“Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e Qeverisë së Kosovës, e cila duhet t’i përkushtohet dialogut me Serbinë, gjë që në nënkupton pezullim e taksave ndaj mallrave serbe dhe rikthim në tryezën e bisedimeve”, tha ai.
Diplomati amerikan shtoi se negociatat duhet të jenë serioze dhe duhet të përfundojnë me arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Do të ishte ideale nëse kjo do të mund të bëhej bazuar në njohjen e ndërsjellë. Sapo të kthehen të dyja palët në tryezën e bisedimeve, ne do të ishim partnerë në kërkim të një marrëveshjeje që do të ishte e pranueshme për të gjitha palët, e përhershme dhe e ndershme, që do të ndihmonte Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së ”, tha Palmer.
Ai shtoi se i gjithë rajoni varet nga kjo çështje.

Matthew Palmer, Gazeta Si, 10 shtator 2019


Palmer tha se po ashtu “Rusia ishte një fuqi me ndikim në Ballkanin Perëndimor” dhe se SHBA ka një perspektivë tërësisht të ndryshme për rajonin krahasuar me Rusinë.
“Ne e shohim Ballkanin Perëndimor si një anëtar të familjes të vendeve perëndimore, të integruar në institucionet euro-atlantike, si vende që bashkëpunojnë në bazë të rregullave dhe normave. Rusët kanë treguar që duan një rajon të bazuar të trazuar. Unë mendoj se e kemi parë më qartë këtë në Mal të Zi, kur rusët orkestruan grushtin e shtetit të vitit 2016, një veprim i egër për të parandaluar Malin e Zi të anëtarësohej në NATO “, tha ai.

I pyetur nëse mendonte se ishte e mundur që diçka e tillë të ndodhte përsëri, Palmer tha se ai nuk kishte informacione që mund ta shtynte të besonte se diçka e tillë mund të ndodhë përsëri. “Sidoqoftë, nuk mendoj se rusët kanë mbaruar me përpjekjet për të shkaktuar probleme në Malin e Zi në Ballkanin Perëndimor dhe ne po e shohin këtë në të gjithë rajonin”, përfundoi Palmer.


Ai tha se është e mundur që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s në dhjetor. “Ka ende një sërë vendesh anëtarësh që duhet të ratifikojnë protokollin e pranimit, përfshirë SHBA-në. Kjo kërkon një procedurë të brendshme në Senat dhe shpresojmë që ajo të përfundojë deri në dhjetor. Jam i bindur që Shkupi së shpejti do të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s ”, tha ai.

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor gjithashtu tha se ndan mendimin e BE-së për raportin e fundit kur bëhet fjalë për reformat e zbatuara nga Mali i Zi.
“Mali i Zi ka bërë përparim të konsiderueshëm, por do të duhet të bëjë shumë më tepër, veçanërisht në fushat e lirisë së medias dhe sundimit të ligjit.”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë