Deputeti i PD, Edi Paloka tha pas mbledhjes së grupit se, Enkelejd Alibeaj po i shërben axhendës së Edi Ramës dhe se ai nuk mund të jetë kryetar i grupit.
“Është një mbledhje e grupit të PD që orientohet nga ai që deri më sot drejton grupin parlamentar jo me agjendë të PD, por me agjendën e Kongresit të PS. Alibeaj flet gjoja për bashkimin, ka parashikuar bashkimin dhe fillon mbledhjen me agjendën që la Edi Rama, përjashtimin e deputetëve të PD.
Si të flitet për bashkim ku fjalët e parë të Alibeajt janë që këta deputetë janë të përjashtuar. Në këto kushte, Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat që i lejohen edhe një kryetari grupi.
Alibeaj nuk mund të jetë kryetar grupi, sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Në statutin e PD, është e qartë që vendi i kryetarit është paralele me atë të nënkryetarit. E kemi pranuar për të mos krijuar klimë përçarëse…”, tha Paloka për mediat.
“E kemi pranuar atë (Alibeajn) për këtë arsye. Për të mos filluar përçarje të PD, por për të bashkuar çdo gjë që u prish nga Basha dhe ata që i shkonin dhe për fat të keq, po i shkojnë mbrapa. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit, me të gjitha kompetencat që ka një komision i tillë për të marrë të gjitha vendimet e duhura në funksion të PD, siç është edhe shtyrja për 30 prillin, që ishte një tentativë për të afruar sa më shumë demokratët”, Por sa deputetë sot janë në mbështetje të Rithemelimit? .
“Është një grup prej 2 deputetësh që ndjekin agjendën Basha-Rama. Pjesa tjetër e grupit kërkojnë bashkim dhe normalizim të punës të PD.
Ne si komision kemi bërë propozim tjetër, meqenëse ne kemi miratuar në Kuvend që deputetët s’duhet të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar, ne do të kërkojmë që deputetët të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa u votuar. Zoti Alibeaj e ka sjellë situatën në këtë pikë, madje ndoqën atë agjendë që nuk është e PD, por e Edi Ramës”. tha Paloka. Ai e fajëson Alibeajne dhe për disa emërime në degë.
“Janë kryer veprime banale dhe tregojnë mentalitetin si po ecën ky grup i vogël. Alibeaj ka bërë një numër emërimesh me kokë të tij. Ka arritur deri aty sa në Qarkun e Gjirokastrës, ku kemi deputet Tritan Shehu, ka shkuar ka emëruar një sekretar që i bie të jetë sekretar i Shehut. Kjo tregon mentalitetin që po ecin këta njerëz, që nuk i shërbejnë interesave të PD”.
Cfarë do të bëjë Rithemelimi nëse Apeli rrëzon vendimin, pra pranon padinë e Alibeajt?
“Nuk ka asnjë logjikë juridike dhe ligjore që të rrëzohet vendimi i mbi 4 mijë delegatëve të PD. Vendimin e kanë marrë anëtarët, delegatët. Ne do të ndjekim të gjitha hallkat e drejtësisë. Ne nuk përjashtojmë asnjeri, e kemi thënë ditën e parë”, u përgjigj Paloka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje