Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar pas qëndrimit të Enkelejd Alibeajt dhe më së shumti një deklarate të përcjellë në emër të tyre në FB zyrtare të PD-së ku përpos faktit që njihej lidershipi aktual i Bashës, e konsideronin Rithemelimin si “pjesë pushtuese” në PD.
“Eshtë e qartë që edhe brenda grupit parlamentar, në kundërshtim me vullnetin shumicës absolute të deputetëve, ka ende nga ata që ndjekin linjën e përçarjes së grupit.
L.B formalisht mori përsipër përgjegjësitë e tij për vendimin personal që solli si pasojë dhe përçarjen e PD dhe situatën ku jemi sot.
Për fat të keq, këtë linjë, që i intereson vetëm Ramës, po vazhdojnë ta ndjekin dhe dy tre deputetë të tjerë që përveç mandatit të deputetit që ju kanë dhënë demokratët, nuk kane asnjë tagër tjetër sot. Të flasësh gjoja për bashkim dhe të quash rikthimin e deputetëve të PD në selinë e tyre dhe në grupin parlamentar; ‘pushtim me dhune’ …!”, shkruan Paloka.
Më tej ai shton: “Ne nuk ju detyruam të kërkonit falje për gjithçka na solli në këtë pikë edhe pse kjo do ishte sjellje normale, presupozuam që gjithë përgjegjësinë e mori me vete L.B. Po pas kësaj, të sillesh sikur jeton në një botë tjetër, jashtë realitetit e të bësh sikur nuk kanë ndodhur as 11 dhjetori, as referendumi i 18 dhjetorit, as 6 marsi e të kërkosh t’i kthesh demokratët pikërisht atje ku filloi përçarja, kjo mua nuk më duket thjeshtë naivitet.
Nëse dikush, për interesa të caktuara, vazhdon linjën e përçarjes që e gatoi Rama dhe ju a serviri demokratëve L.B me 9 shtator, atëherë ai duhet të gjejë rrugën e tij. Kush ka vullnet për bashkim e ka mundësinë ta tregojë sot”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje