Politike

Paloka, ambasadores Kim: Tako kë të duash, por nuk mund të vendosesh mbi gjykatat

Deputeti i Partisë Demokratike i rreshtuar në krah të Sali Berishës, Edi Paloka, nuk e priti mirë mesazhin e përçuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me Enkelejd Alibeajn.

Ajo njohu Alibeajn në PD si kryetar i komanduar.   

  “Ky është më tepër se turp, është shkelje e jo vetëm çdo etike por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë!

Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill; që ka dalë hapur në mbështetje të qeverise më të korruptuar në rajon ( siç e cilëson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe që prej kohesh është angazhuar në vetë të parë në përçarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarrë një akt të fundit, gjithnjë në shërbim të të njëjtit qellim.

Zonja ambasadore, me arrogancë , tregon se jo vetëm nuk respekton Konventen e Vjenës po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithëse flet gjithë kohën për drejtësinë.

Ti zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash, por nuk mund të vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lirë të demokratëve shqiptarë!”, shkruan Paloka në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë