Politike

Paloka: Basha s’po flet në takime për bashkim, do shohim ku do dalë

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda selisë blu pas mbledhjes së grupit parlamentar. Paloka i lidh këto zhvillime me tërheqjen e Lulzim Bashës, duke komentuar madje edhe disa takime që kryetari i dorëhequr po zhvillon në bazë.

“Nuk do e quaja foltore e dytë, sepse foltoret kanë qenë publike të hapura për këdo. Ajo që po bën Basha, do shohim se ku do dalë. Ai flet për bashkim, por me informacionet që kemi ne vetëm për bashkim nuk po flet në takime. Kam bindjen time që edhe Alibeaj edhe Bardhi nuk flasin me kokën e vetë. Kam bindje që pas tyre qëndron Basha…”, tha Paloka


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë