Prej dy ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një video e disa prej ministrave të kabinetit qeveritar (që ndodhen në Dubai për një vizitë zyrtare), ku po darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta. Mediat pranë opozitës kanë publikuar edhe faturën e kripur të darkës dhe kanë ripostuar videon.
I pari reagim zyrtar nga PD-ja erdhi nga Edi Paloka, edhe ai përmes një postimi në Facebook, duke publikuar një foto që po qarkullon në rrjetet sociale nga darka dhe mënynë e restorantit.
“Kjo qeveri ka ministra si Etilda që paguajnë 700 euro natën në hotel, po ka dhe ministra që paguajnë 700 dollarë një pjatë. Ka ministra që vetëm xhupi ju kushton 3 mijë euro po ka dhe ministra si Balluku që mbajnë varëse 10 mijë dollarë në qafë…

E imagjinoni që këta mbledhin vetëm grimcat e vjedhjeve që lë lubia në krye të qeverisë. Ai që merr charterin 100 mijë euro për të bëre foto me Cristiano Ronaldon apo për tu zdërhallur nëpër botë herë për të hapur ekspozitat e tij, herë për të parë ndeshje të NBA e herë tjetër ( si rastin e fundit) thjesht për shooping në Fifth Avenue të New York-ut”, shkruan Paloka. Të gjitha këto, sipas tij, në kulmin e fatkeqësive për shqiptarët. “Kur njerëzit janë nën rrënojat e tërmetit apo nën ujin që i ka përmbytur. Pandemia qëndron në sfond! Ju duhet dhe një mandat tjetër…”, shkruan ai.
Mbasdite vonë reagoi edhe kryetari i PD-së, L.ulzim Basha.
“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.
Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, komentoi Basha në Facebook
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje