Politike

Paloka: Nuk e mendoja që hilet e Ramës do t’i përdornim ndaj demokratëve

Beteja e ditëve të fundit mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është e lidhur me një emër; kryeministri Edi Rama.

Palët po akuzojnë njëra tjetrën se po bashkëpunojnë me grupeve kriminale të mbështetura nga Rama.

Dhe njerëzit që i mbështesin kanë zbritur në ring.

Fillimisht Gazment Bardhi që mori përgjigje të premten nga Luçiano Boçi dhe më pas Edi Paloka.    

“Mendoja se gjithë këto vite që përballemi e pësojmë nga hilet, truket, pabesitë dhe poshtërsitë e Ramës, për të mbajtur pushtetin kundër vullnetit të shumicës, do na vlenin në fund si mësim për të mundur Ramën, jo që hilet e Ramës do t’i përdornim ndaj demokratëve për të mbajtur vetë karrige e zyra boshe!!!!!”, shkruan kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë