Politike

Paloka: Vizita e Ramës në Kiev, show, asnjë vlerë

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Kiev, ndërsa paralelisht është komentuar edhe nga PD-ja përmes deputetit Edi Paloka.

“Tipike për Ramën… Shkon në Kiev vetëm për show, për tu vënë pak në qendër të vëmendjes si “lider botëror” (pasi pa që ukrainasit në Kiev, kishin dale në plazh buze lumit dhe nuk kishte asnjë rrezik). Ndërkohë vlera praktike për Ukrainën e kësaj vizite është zero, aq sa është vlera reale e Ramës në arenën ndërkombëtare.

Në fakt një kërkesë të thjeshtë që bëri Zelensky në fjalën e tij para Parlamentit, për të mos pranuar këtë vit turistë rus në Shqipëri, Rama e hodhi poshtë e jo vetëm kaq, po në portet tona kanë hyrë dhe mallra nga Rusia duke thyer embargon ndërkombëtare.

Efekti real i kësaj vizite është që Rama do hapet pak në qillota se gjoja mori guximin të shkonte në Kiev në mes të luftës dhe kjo po ju kushton shqiptarëve disa qindra mijë euro…”, shkruan Paloka


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë