Aleksei Navalni rishfaqet në publik për herë të parë që nga fillimi i grevës së urisë në burgun që po mbahet në Rusi. Imazhet janë marrë nga një lidhje video gjatë një seance gjyqësore të apelit në çështjen që e sheh atë të akuzuar për shpifjen ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore. “Unë peshoj 72 kg, si në klasën e shtatë”, – i tha opozitari rus gruas së tij, Julia.
Javën e kaluar, ai tha se kishte ndaluar grevën 24-ditore të urisë që kishte njoftuar për të kërkuar trajtim mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbëve.
“Ata më çuan në sauna që të dukem mirë. Nëse heq rrobat e mia, unë dukem keq, si një skelet”, – tha udhëheqësi i opozitës ruse, sipas “Radio Eco” në Moskë. Ndërkohë, opozita ruse është e detyruar të bëjë një hap prapa.
Leonid Volkov, një nga aleatët kryesorë të Navalnit, njoftoi në internet shpërndarjen e rrjetit të zyrave të kritikut të burgosur rus.
Lajmi vjen, pasi Prokurori i Moskës urdhëroi pezullimin e veprimtarisë së zyrave: një rrjet aktivistësh që mbulon praktikisht të gjithë Rusinë.
“Fatkeqësisht, të punosh në kushte të tilla është e pamundur. Ne jemi zyrtarisht duke shpërndarë rrjetin e zyrave në Navalnit”, – tha Volkov për gazetën “Meduza”.
Zyrat rajonale të Navalnit dhe Fondi Anti-korrupsion i kritikut të ashpër të Putinit, janë në një proces gjyqësor për “ekstremizëm”, por ka shumë që besojnë se këto akuza janë të një natyre politike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje