Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Deputetja Orjola Pampuri ka kërkuar që Dako të arrestohet për përfshirjen në bandën e “Avdylajve”.
Deputetja demokrate thekson se përgjimet telefonike provojnë saktë manipulimin e zgjedhjeve nga banda e krimit në Durrës, siç e cilëson ajo, në këmbim të favoreve nga paratë e taksapaguesve.
“Vangjush Dako duhet të arrestohet! Përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku ka bërë me paratë e taksapaguesve. Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit! Provat janë aty, në dosjen e pambyllur 339! Mjafton që prokurorë të guximshëm dhe të pakapur nga Edi Rama, të bëjnë detyrën”, shprehet ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje