Politike

Pandemia, Braçe i “turret” Metës por ka një mesazh edhe për Policinë

Pas letrës me 12 pyetje të Ilir Metës, ka një reagim në front nga qeveria.

E nisi kryeministri Edi Rama fill pas publikimit të letrës, dhe ia pasoi zv-kryeministri Erion Braçe, me të njëjtën logjikë se të paret që duhet të respektojnë masat (duke filluar nga vendosja e maskës) duhet të jenë Meta dhe Kryemadhi.

“Ilir Meta që nuk mban maskë e kërkon tampon, nuk të mbron, thjesht tallet me ty; Monika Kryemadhi që nuk mban maskë sepse nuk duhet të mbajë gojën kundër gjithkujt, është rrezik për ty!

E thjeshtë, mbro veten, mos e bëj veten për spital, kushton shumë më pak për ty e për shoqërinë!”, shkruan Braçe.

Por, zv-kryeministri ndalet në një problem real në fakt që lidhet me vetë strukturat e shtetit.  

“Policia duhet të jetë garante për izolimin e gjithkujt që është pozitiv, familjes së tij; policia duhet të jetë garante për izolimin e gjithkujt që ka bërë një tampon e pret përgjigje, familjes së tij; policia duhet të jetë garante e ndalimit të çdo ceremonie mortore për çdo familje që ka pësuar humbje nga cilado arsye-Covid apo zemër, aksident etj; policia duhet të jetë garante e ndalimit të çdo dreke për vdekje a qëllim tjetër ku grumbullohen turma njerëzish; task forca e ngritur për këtë qëllim duhet të jetë garante e ndalimit të çdo shkeljeje protokolli në bare, lokale, restorante; duhet ta bëjë këtë me çdo çmim dhe cilido duhet të bindet…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë