Ndërkohë që vendet e tjera po hedhin para në qarkullim për të stimuluar rimëkëmbjen, Vatikani po përballet me një shtrëngim radikal pas minimizimit të vizitorëve dhe donacioneve.
Shteti i pavarur më i vogël në botë ka konfirmuar heqjen epagave të kardinalëve, ka pezulluar të gjitha projektet e rindërtimit apo rikonstrukturimit dhe udhëtimet ndërkombëtare.
Muajin e kaluar Papa Francesk njoftoi se kardinalëve do t’i reduktohet paga me 10% pasi të gjitha burimet e të ardhurave në vendin e shenjtë janë reduktuar. Veta Papa nuk do të ketë ulje page pasi ai nuk paguhet.
Juan Antonio Guerrero Alves, përfaqësuesi i ekonomisë në Vatikan u shpreh se shpenzimet e këtij viti do të jenë më të ulëtat në historikun e vendit sepse ndryshe nga vendet e tjera, ata nuk mund të stimulojnë rritjen ekonomike në mungesë të të ardhurave nga taksat dhe fuqinë e vogël financiare.
Javën e kaluar FMN-ja i sugjeroi vendeve të shpenzojnë 3% më shumë të PBB-për të luftuar dëmin nga pandemia. Italia vendosi një shtesë prej 40 trilion eurosh në fondin në ndihmë të bizneseve dhe ekonomisë.
Vatikani me një popullsi prej më pak se 1.000 banorë nuk është pjesë e BE-së poir përdor monedhën e euros.
”Nëse do të ishim si vendet tjera, do të rrisnim borxhin dhe do të merrnim masa fiskale, por në mungesë të donacioneve ne vetëm mund të kursejmë dhe të përdorim rezervat”,-u shpreh Guerrero Alves.
Vatikani se ka bërë kurrë publike sasinë e rezervave të saj ku përfshihen pasuri të mëdha të patundhsme në të gjithë botën, të menaxhuara nga APSA.
“Vatikani nuk ka mundësinë të shpenzojë si vendet e tjera për të ngacmuar rritjen ekonomike, se ku do t’i shpenzojë.Është një ekonomi e vogël, e hapur, që mbështetet në të ardhurat nga jashtë dhe turizmi, të cilat po mungojnë”, -tha një ekonomist nga Oxford.
Turizmi në Itali pësoi një recesion të madh duke prekur dhe Vatikanin. Muzetë dhe ekspozitat në vendin e shenjtë, u mbyllën duke bllokuar burimet e vetme të të ardhurave për të.
Në recesionin e zgjatur të Italisë në vitin 2012 turizmi ra me 1.7%, ndërsa gjatë pandemisë me 59.1%.
Vatikani thotë se të ardhurat për 2021-shin priten të bien me 30% dhe të krijohet një deficit prej 49 miliardë eurosh.
Vatikani i ka sytë nga donatorët e jashtëm.
Burimi:Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje