Gjermania dhe Italia po përballen me kaos pas vendimeve për të pezulluar përdorimin e vaksinës së Oxford / AstraZeneca, pasi qindra qendra vaksinimit kanë mbyllur papritur dyert.
Dy vendet që kanë marrë sasinë më të madhe të dozave nga Astrazeneca kanë urdhëruar ditët e fundit një pauzë në shpërndarjen e vaksinës. Vendimi erdhi pasi disa rasteve të raportuara të mpiksjes së gjakut duke përfshirë trombozë të venave të thella nga njerëz që ishin sapo ishin vaksinuar, tre prej të cilave rezultuan fatale. Lituania, Luksemburgu, Danimarka, Rumania, Bullgaria, Norvegjia, Irlanda, Holanda, Franca dhe Suedia janë ndër vendet e tjera që kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm.
Por edhe pse pjesa më e madhe e vendeve europiane janë bashkuar me këtë vendim, kritikët në Gjermani paralajmëruan se pauza në përhapjen e vaksinës mund të ngadalësojë edhe më shumë fushatën e vaksinimit. Qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin u detyruan të mbyllnin dyert pas njoftimit nga ministri i shëndetësisë, Jens Spahn, të hënën, pasi organi rregullator federal mjekësor, Instituti Paul Ehrlich (PEI) rekomandoi një pezullim të shpërndarjes së vaksinës, pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut.
Ky vendim la në pritje shumë njerëz që planifikonin të merrnin vaksinën dhe tronditi disa që sapo e kishin bërë. Ai gjithashtu intensifikoi debatet në lidhje me sigurinë e vaksinës së Oksfordit.
Përafërsisht 1.6 milion gjermanë kanë bërë vaksinën e AstraZeneca, e barasvlershme me 17% të numrit të përgjithshëm të vaksinave kundër Covid-19 që janë shpërndarë në Gjermani deri më tani. Me rastet e koronavirusit në rritje, dhe përhapjen e variantit anglez që tani përbën rreth 60% të rasteve, qeveria gjermane po përballet me presion për të rritur shpejtësinë e fushatës së vaksinimit. Dhe deri më tani janë vaksinuar vetëm 3.5% e popullsisë.
Në kryeqytetin e Berlinit, qendrat e vaksinimit në ish-aeroportet Tegel dhe Tempelhof mbyllën dyert dhe ata që ishin në radhë u dërguan në shtëpi pasi mjekëve u tha që të ndalonin shpërndarjen e vaksinës menjëherë. Në shtetet e Nordrhein-Westfalen dhe Hamburg, të gjitha takimet për ata që duhet të kishin marrë vaksinën AstraZeneca u anuluan. Njerëzit që presin të marrin dozat e dyta janë këshilluar të presin, ndërsa kushdo që sapo ka bërë vaksinën është udhëzuar të kërkojë ndihmë mjekësore në rast të efekteve anësore të vazhdueshme, që përfshijnë dhimbje koke ose njolla nën lëkurë.

Mungesa e vaksinave në dispozicion po shtyn nga ana tjetër Italinë të marrë vaksinën ruse të cilën do ta prodhojë në disa fabrika pranë Romës. Disa mjekë paralajmëruan se efekti psikosomatik tek ata që tashmë kishin bërë vaksinën e Astrazeneca ose prisnin ta bënin, mund të ishte i konsiderueshëm.
Në mënyrë të ngjashme, në Itali kishte gjithashtu konfuzion pasi mijëra takime për vaksinimin me AstraZeneca u anuluan papritur, duke penguar më tej programin e vaksinimit të vendit fqinj në mes të valës së tretë të pandemisë.
Agjensia italiane e Barnave, Aifa, pezulloi vaksinën të hënën në pritje të një vendimi nga EMA.
Mbi një milion njerëz në të gjithë vendin fqinj kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca. Mediat italiane thanë se pati kaos në qendra të ndryshme të vaksinave pasi njerëzit morën vesh për pezullimin ndërsa prisnin në radhë.
Italia regjistroi 15,267 raste me koronavirus të hënën dhe 354 vdekje. Shefi i Aifa, Nicola Magrinitha se tetë persona kishin vdekur dhe katër të tjerë pësuan efekte anësore të rënda pasi morën vaksinën e Astrazeneca në Itali.
Ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, tha se ai shpresonte që EMA do të jepte dritën jeshile për përdorimin e vaksinës. /The Guardian/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje