Një zjarr që shpërtheu rreth orës 9 (me atë lokale) në një ndërtesë banimi me 19 kate në zonën “Poplar”, në lindje të Londrës, u vu nën kontroll, pa pasoja të rënda për njerëzit.
Lajmi u bë i ditur nga BBC, i cili citon zjarrfikësit, të cilët ndërhynë me 125 forca dhe mjete të ndryshme. Zjarri preku veçanërisht katin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë të ndërtesës.
Disa imazhe të zjarrit qarkullojnë në mediat sociale, të cilat shkaktuan një kolonë tymi të dukshme nga pjesë të ndryshme të qytetit.
Flakët shpërthyen në Kullën D të “New Providence Wharf Estate”, një kompleks i sapondërtuar që në total ka disa kulla, 1,535 apartamente dhe një zinxhir hotelerie të “Radisson Blu”, që përfshin një pjesë të katit të tetë, të nëntë dhe të dhjetë.
Ambulancat dhe ekipet mjekësore gjithashtu arritën në vendngjarje dhe u kufizuan për të ndihmuar disa njerëz të asfiksuar nga tymi.
Deri tani nuk raportohet për viktima ose të shtruar në spital. Sidoqoftë, frika ishte e madhe, sipas dëshmitarëve të shtëpive përreth.
Ndërkohë, imazhet dhe dinamika e zjarrit, i cili filloi në gjysmën e lartësisë, solli në vëmendjen e shumë njerëzve makthin e “Grenfell Tower”: një bllok banimi publik i gllabëruar nga zjarri në katet e sipërme katër vjet më parë, në qershor 2017, pranë lagjes luksoze londineze të Kensington & Chelsea, me një numër përfundimtar prej 72 viktimash në atë kohë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje