Gazeta Si – Një person u vra mëngjesin e së mërkurës në aeroportin “Roissy Charles de Gaulle”, pranë kryeqytetit francez Paris, pasi kërcënoi pasagjerët me thikë.
Sipas raporteve të AFP, ngjarja ka ndodhur në terminalin 2F. Burri, një i pastrehë, rreth orës 08:20 “po shqetësonte oficerët e sigurisë dhe policinë kufitare”. Më pas është lajmëruar policia për të ndërhyrë dhe për ta larguar.
Ai fillimisht është larguar duke fyer efektivët, por më pas ka nxjerrë një thikë. Nuk dihet ende dinamika e saktë, por sipas asaj që raportojnë disa agjenci, policia e ka urdhëruar disa herë që të vendoste thikën në tokë, por pa rezultat. Më pas agjentët hapën zjarr, duke e vrarë atë.
Faisant preuve de sang-froid, les policiers ont neutralisé ce matin un individu menaçant en possession d'une arme blanche à l'aéroport de #Roissy Charles de Gaulle. pic.twitter.com/KBtVKQVtbH
— Préfecture de Police (@prefpolice) August 10, 2022
Një fotograf i AFP-së, i cili ishte dëshmitar i skenës, shpjegoi se “një burrë i gjatë tundi një objekt që dukej si një thikë drejt policisë. U dha një paralajmërim, por ai doli përpara dhe një polic e qëlloi. U qëllua vetëm një e shtënë”.
“Viktima u vendos në një barelë dhe u evakuua në një zonë të paarritshme për pasagjerët”, shtoi ai.
Konfirmimi mbërriti edhe në Twitter, nga llogaria e selisë së policisë së Parisit: “Sot në mëngjes policia neutralizoi një person kërcënues me thikë në aeroportin Roissy Charles de Gaulle”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje