Futboll

Panik për trajnerin Ronald Koeman, shtrohet me urgjencë në spital

Panik për shëndetin e trajnerit të Holandës, Ronald Koeman, i cili është shtruar me urgjencë në spital për probleme kardiake dhe falë ndërhyrjes së shpejtë mjekësore, e ka kaluar rrezikun. Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i 57-vjeçarit, Rob Jansen, si dhe nga bashkëshortja Bartina për “De Telegraaf”.

Gjatë pasdites, trajneri holandez është transportuar me urgjencë nga një autoambulancë, ku i është dhënë edhe ndihma e parë mjekësore. Kjo ndërhyrje e shpejtë ka ndihmuar në stabilizimin e gjendjes së Koeman. Nëse gjatë natës nuk do të ketë probleme në repartin e terapisë koronarike, trajneri, i cili është i vetëdijshëm për situatën, mund të kthehet në shtëpi që nesër.

Ndërprerja e sezonit për shkak të pandemisë së koronavirusit, si dhe shtyrja e e Europianit për verën e ardhshme, kanë ndalur edhe kombëtaren holandeze, kështu që Koeman gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë duke punuar. Momenti i panikut për të dhe gjithë fansat e futbollit holandez tashmë ka kaluar. Ronald Koeman ka bërë karrierë si futbollist me fanellën e Barcelonës dhe të Holandës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë